LAJMI I FUNDIT – Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja e Kosovës!
Kapiteni dhe një prej figurave kryesore të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, raportohet se nuk do të jetë më pjesë e përfaqësueses. Largimi i tij përbën një goditje të madhe për Kosovën, duke pasur parasysh rëndësinë dhe përvojën që mbrojtësi ka pasur ndër vite me fanellën dardane.
Vendimi ka shkaktuar vëmendje të madhe te tifozët kosovarë, të cilët tashmë presin më shumë detaje rreth arsyes së largimit dhe së ardhmes së Rrahmanit. Nëse konfirmohet zyrtarisht, Kosova do të humbiste një nga liderët më të rëndësishëm të saj në vitet e fundit.